Arrestohet një person në Mitrovicë, shkaktoi zjarr pasi hodhi cigaren e ndezur

Një person është arrestuar në Mitrovicë të jugut pasi, duke hedhur një cigare të ndezur, ka shkaktuar zjarr. Njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërhyrë për të shuar flakët. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Fsh. Tuneli i Parë, Mitrovicë jug 16.08.2025-12:00. Është arrestuar…

Lajme

17/08/2025 09:05

Një person është arrestuar në Mitrovicë të jugut pasi, duke hedhur një cigare të ndezur, ka shkaktuar zjarr.

Njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërhyrë për të shuar flakët.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Tuneli i Parë, Mitrovicë jug 16.08.2025-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti duke hedhur një cigare të ndezur kishte shkaktuar zjarr. Njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, njofton PK.