Moti sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas institutit, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16°C, ndërsa ato maksimale e ditës ndërmjet 28 – 32°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri 7m/s. Indeksi…

Lajme

17/08/2025 08:19

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas institutit, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16°C, ndërsa ato maksimale e ditës ndërmjet 28 – 32°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri 7m/s. Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që të respektohen këshillat e IKSHP”, thuhet në njoftim.