Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij në Ferizaj, policia po e heton rastin

Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në rrugën “Zenun Beqa” në Ferizaj , ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 14:30 dhe në vendngjarje ka shkuar edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen. Trupi i tij është dërguar në obduksion, ndërsa policia tha se po…

Lajme

16/08/2025 08:57

Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në rrugën “Zenun Beqa” në Ferizaj , ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 14:30 dhe në vendngjarje ka shkuar edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen.

Trupi i tij është dërguar në obduksion, ndërsa policia tha se po e heton vdekjen.

Njoftimi i plotë:

HETIM MBI VDEKJEN – Rr. Zenun Beqa, Ferizaj  15.08.2025 – 14:30. Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.