Trump e ftoi Putinin të udhëtojnë bashkë në limuzinë – bisedimet nisin që në aeroport

Mediat shtetërore ruse raportuan me theks të veçantë faktin se presidenti rus Vladimir Putin zgjodhi të mos udhëtojë me limuzinën e tij Aurus, por t’i bashkohej presidentit amerikan Donald Trump në makinën e blinduar të këtij të fundit, pas mbërritjes në Alaska për bisedimet dypalëshe. Sipas RIA Novosti, Trump e ftoi Putinin të udhëtonin së…

Bota

15/08/2025 21:47

Mediat shtetërore ruse raportuan me theks të veçantë faktin se presidenti rus Vladimir Putin zgjodhi të mos udhëtojë me limuzinën e tij Aurus, por t’i bashkohej presidentit amerikan Donald Trump në makinën e blinduar të këtij të fundit, pas mbërritjes në Alaska për bisedimet dypalëshe.

Sipas RIA Novosti, Trump e ftoi Putinin të udhëtonin së bashku dhe presidenti rus pranoi menjëherë, transmeton lajmi.net

Ndërkohë, televizioni shtetëror Russia 24 komentoi se ky gjest tregon se bisedimet mes dy liderëve kanë nisur që në ato momente.

Gjithashtu, prezantuesit e Russia 24 e cilësuan sjelljen e Trump si “jashtëzakonisht miqësore ndaj Putinit”, ndërsa theksuan edhe “shtrëngimin historik të duarve” mes tyre në pistën e aeroportit./lajmi.net/