Leposaviq: Sekuestrohen 500 pako cigare pa banderola

Policia e Kosovës, dje rreth orës 12:00, në Jarinje të Leposaviqit kanë ndaluar automjetin me targa të Serbisë, me vozitës një serb. Gjatë kontrollit të automjetit janë hasur një sasi prej 50 shtekave me gjithsej 500 pako cigare pa banderola, shkruan lajmi.net. Malli i dyshuar është sekuestruar dhe është dërguar në terminal doganor për procedura…

Lajme

15/08/2025 09:25

Policia e Kosovës, dje rreth orës 12:00, në Jarinje të Leposaviqit kanë ndaluar automjetin me targa të Serbisë, me vozitës një serb.

Gjatë kontrollit të automjetit janë hasur një sasi prej 50 shtekave me gjithsej 500 pako cigare pa banderola, shkruan lajmi.net.

Malli i dyshuar është sekuestruar dhe është dërguar në terminal doganor për procedura të mëtejshme doganore.

“Leposaviq/ 14,08,2025- 11:45. Njësitë e Departamentit të Kufirit, me datë 14.08.2025 në fshatin Jarinje, komuna e Leposaviqit kanë ndaluar automjetin me targa të Serbisë, me vozitës mashkull shtetas të Serbisë.

Gjatë kontrollit brenda në automjet është hasur në një sasi prej 50 shtekave me gjithsej 500 pako cigare pa banderola.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit malli i dyshuar i kontrabanduar janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor kompetent për procedura të mëtutjeshme doganore”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/