Vjedhje e rëndë në Klinë: Hajnat i morën 4 mijë Franga e stoli ari në vlerë mbi 19 mijë euro

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur më 14 gusht të këtij viti në Klinë. Persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës dhe i kanë marrë 4 mijë Fanga Zvicerane, 250 paund Britanik, 50 kruna Norvegjeze dhe stoli armë në vlerë mbi 19 mijë euro. Rasti po hetohet. “Rr. Ali Berisha, Klinë / 14.08.2025…

Lajme

15/08/2025 09:19

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur më 14 gusht të këtij viti në Klinë.

Persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës dhe i kanë marrë 4 mijë Fanga Zvicerane, 250 paund Britanik, 50 kruna Norvegjeze dhe stoli armë në vlerë mbi 19 mijë euro.

Rasti po hetohet.

“Rr. Ali Berisha, Klinë / 14.08.2025 – NN. Është raportuar se personi/a të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe kishin vjedhur: para të gatshme 4000 Franga Zvicerane, 250 paund Britanik, 50 kruna Norvegjeze, si dhe stoli të ndryshme ari në vlerë rreth 19.100 (nëntëmbëdhjetëmijë) euro. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/