Nën kërcënimin e armës, tre persona i grabitën katër të tjerë në Novobërdë – Iu morën 300 euro

Dy meshkuj dhe dy vajza, janë grabitur nën kërcënimin e armës nga tre persona të tjerë në Novobërdë. Njërit prej viktimave iu është grabitur kuleta, ora e dorës dhe telefoni, të cilat më pas Policia i ka gjetur në vendngjarje, por nga kuleta të dyshuarit i ishin marrë 300 euro.  Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor,…

Lajme

15/08/2025 09:16

Dy meshkuj dhe dy vajza, janë grabitur nën kërcënimin e armës nga tre persona të tjerë në Novobërdë.

Njërit prej viktimave iu është grabitur kuleta, ora e dorës dhe telefoni, të cilat më pas Policia i ka gjetur në vendngjarje, por nga kuleta të dyshuarit i ishin marrë 300 euro. 

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti po hetohet.

“Novobërdë / 14.08.2025 – 23:00.  Është raportuar se dy viktimat meshkuj kosovarë derisa ishin të shoqëruar  me dy femra kosovare, tre persona të dyshuar meshkuj nën kërcënimin e një arme të gjatë, njërit prej viktimave ia kishin grabitur kuletën, orën e dorës dhe  telefonin.  Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur kuletën, një orë dore, dhe një telefon, por nga kuleta të dyshuarit ishin marrë 300 euro para të gatshme. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/