ATK i ndalon komentet në lajmin për marrjen e detyrës së drejtorit nga njeriu i VV-së
Mentor Hyseni ka marrë sot zyrtarisht detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës. Pranim–dorëzimi u zhvillua në një ceremoni zyrtare në ambientet e ATK-së, në praninë e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Ministri Murati falënderoi Murtezajn për punën e bërë gjatë mandatit dhe u zotua për mbështetje të plotë…

Lajme
Mentor Hyseni ka marrë sot zyrtarisht detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës. Pranim–dorëzimi u zhvillua në një ceremoni zyrtare në ambientet e ATK-së, në praninë e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Ministri Murati falënderoi Murtezajn për punën e bërë gjatë mandatit dhe u zotua për mbështetje të plotë për drejtorin e ri në përparimin e mëtejshëm të reformave tatimore dhe forcimin e transparencës në këtë institucion, raporton lajmi.net
Vetë Hyseni, i cili ishte më parë kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, premtoi se do ta ushtrojë detyrën me profesionalizëm dhe integritet, duke vendosur në prioritet transparencën, efikasitetin dhe shërbimet ndaj tatimpaguesve.
Megjithatë, një detaj tjetër nga kjo ngjarje tërhoqi vëmendje në opinionin publik. Në postimin zyrtar të ATK-së në rrjetin social Facebook, ku u publikua lajmi për pranim–dorëzimin e detyrës, komentet janë të mbyllura – një veprim i pazakontë për një institucion publik.
Kjo dyshohet se ka ndodh nga frika e reagimit të qytetarëve./Lajmi.net/