Bajrami: Të gjithë akterët në sektorin e energjisë duhet të hetohen – Bordi i ZRrE-së i është nënshtruar qeverisë dhe mafisë energjetike që katër vjet e gjysmë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami përmes një postimi në Facebook i ka reaguar ZRrE-së, pasi kanë njoftuar se të gjitha kompanive pa kontratë do t’iu ndërprehet furnizimi me energji elektrike nga 16 gushti. Bajrami ka thënë se puna e parë pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Komisioneve Parlamentare, do të jetë formimi i një…

Lajme
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami përmes një postimi në Facebook i ka reaguar ZRrE-së, pasi kanë njoftuar se të gjitha kompanive pa kontratë do t’iu ndërprehet furnizimi me energji elektrike nga 16 gushti.
Bajrami ka thënë se puna e parë pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Komisioneve Parlamentare, do të jetë formimi i një Komisioni Hetimor, që do të hetojë në veçanti ZRrE-në, KOSTT-in dhe të gjithë akterët në sektorin e energjisë.
“➡︎Hetim dhe përgjegjësi për përjashtimin e 1300 kompanive nga shërbimi universal i furnizimit me energji në emër të një tregu të lirë që nuk ekziston.
➡︎Hetim për dominimin e tregut nga NOA dhe EFT-ja e Vuk Hamoviqëçit, dështimet e remontëve në KEK, blerjet e energjisë jashtë rregullave të tregut nga ana e KOSTT-it, KEDS-it dhe KESCO-s”, ka shkruar Bajrami.
Ajo ka thënë se për të gjitha këto të bëma, ka njerëz përgjegjës në ZRrE, në Ministri të Ekonomisë dhe në KOSTT, por që sipas saj përgjegjësit kryesor për gjithçka që ka ndodhur në sektorin e energjisë janë bordi i ZRrE-së.
“Normalisht, përgjegjësi të madhe këtu ka Kurti me bashkpuntorë të cilët erdhën në pushtet duke përzënë Counter Global-in e me premtimin me liru çmimin e energjisë, por krejt çka kanë ba këto katër vite e gjysmë është trefishim i çmimit dhe politika në funksion të mafisë energjetike. Bordi i ZRRE-së i është nënshtruar qeverisë dhe mafisë energjetike që katër vjet e gjysmë. DUHET TA NDALOJMË!”, ka shkruar Bajrami. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë: