Një i vdekur e tetë të plagosur nga zjarret, evakuohen banorët e shtatë fshatrave në Gramsh
Disa fshatra të Bashkisë Gramsh janë nën pushtetin e tymit dhe flakëve që ngrihen deri në disa metra lartësi. Ministria e Mbrojtjes ka nisur evakuimin e banorëve nga fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shimër, Skënderbegas, Spanesh dhe Kazie, ku deri tani janë larguar rreth 200 persona. Fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar dhe Shimër janë djegur plotësisht dhe…

Lajme
Disa fshatra të Bashkisë Gramsh janë nën pushtetin e tymit dhe flakëve që ngrihen deri në disa metra lartësi. Ministria e Mbrojtjes ka nisur evakuimin e banorëve nga fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shimër, Skënderbegas, Spanesh dhe Kazie, ku deri tani janë larguar rreth 200 persona.
Fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar dhe Shimër janë djegur plotësisht dhe u evakuuan më herët. Në Kullollas ka humbur jetën një i moshuar rreth 80 vjeç, pasi dyshohet se zjarri që kishte ndezur në kopshtin e banesës i doli jashtë kontrollit, duke shkaktuar përhapjen e flakëve dhe asfiksimin e tij.
Në fshatin Bulçar, raportohet se një grua ka mbetur e bllokuar në fermë së bashku me dy fëmijët e saj dhe kërkon ndihmën e menjëhershme të autoriteteve.
Ndërhyrja e ambulancave dhe forcave zjarrfikëse është shumë e vështirë për shkak të terrenit malor dhe flakëve të fuqishme, që paraqesin rrezik të lartë për jetën e ekipeve të shpëtimit.