Babë e bir që u vranë dje, varrosen sot në Gjilan- familjarët njoftojnë për ceremoninë

Babë e bir mbetën të vrarë dje në vendin e njëjtë, në qendër të qytetit të Gjilanit. Selami Hasani dhe Edmond Hasani janë dy viktimat e vrasjes së rëndë që ndodhi dje në Gjilan, e ku jetë ndërroi si shkak i plagëve të marra edhe Abedin Hoxha- dhëndër i familjes Hasani. Dy viktimat e kësaj…

Lajme

11/08/2025 10:39

Babë e bir mbetën të vrarë dje në vendin e njëjtë, në qendër të qytetit të Gjilanit.

Selami Hasani dhe Edmond Hasani janë dy viktimat e vrasjes së rëndë që ndodhi dje në Gjilan, e ku jetë ndërroi si shkak i plagëve të marra edhe Abedin Hoxha- dhëndër i familjes Hasani.

Dy viktimat e kësaj ngjarjeje të rëndë do të varrosen sot në varrezat e qytetit të Gjilanit. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet pas Namazit të Ikindisë, në ora 16:40.

Familjarë, miq, e qytetarë pritet të marrin pjesë në ceremoninë mortore, për t’u dhënë lamtumirën e fundit Selamiut dhe Edmondit, dhe për të shprehur solidaritetin me familjen Hasani në këtë moment të rëndë.

Të dyshuarit në këtë rast, Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra vazhdojnë të jenë në arrati.

Sipas Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Gjilan, një person është arrestuar në vendngjarje, ndërsa tre të dyshuar të tjerë – Mefail Shkodra (53 vjeç) dhe djemtë e tij, Edonis (25) dhe Engjull Shkodra (22) – janë shpallur në kërkim dhe ndodhen ende në arrati./Lajmi.net/