Moti për të dielën
Të dielën, në Kosovë pritet mot me diell dhe temperatura të larta. Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 12 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 32 deri në 36 gradë Celsius, transmeton lajmi.net Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 3…

Lajme
Të dielën, në Kosovë pritet mot me diell dhe temperatura të larta.
Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 12 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 32 deri në 36 gradë Celsius, transmeton lajmi.net
Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra për sekondë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për kujdes të shtuar, pasi indeksi UV do të jetë i lartë. Qytetarët këshillohen të shmangin qëndrimin në diell gjatë orëve të pikut dhe të përdorin masa mbrojtëse si kremra kundër diellit, kapele dhe veshje të lehta./lajmi.net/