Osmani takon Dredhza Brainën: Kosova me vajzat tona në majat e botës edhe në siguri kibernetike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Dredhza Brainën, fituese e vendit të parë në botë në garën Global Cybersecurity Woman of the Year në kategorinë Barrier Breaker. Presidentja Osmani e uroi Dredhzën për suksesin e jashtëzakonshëm, duke theksuar se arritje të tilla e vendosin Kosovën në majat e botës edhe në…

Lajme

08/08/2025 16:22

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Dredhza Brainën, fituese e vendit të parë në botë në garën Global Cybersecurity Woman of the Year në kategorinë Barrier Breaker.

Presidentja Osmani e uroi Dredhzën për suksesin e jashtëzakonshëm, duke theksuar se arritje të tilla e vendosin Kosovën në majat e botës edhe në fushën e sigurisë kibernetike.

Gjatë takimit, ajo përmendi edhe suksesin e Luanda Domit, fituese e çmimit Cybersecurity Woman of the Year 2025 në kategorinë Supporter, të ndarë në Las Vegas, duke vlerësuar se këto dy profesioniste të jashtëzakonshme kanë thyer barriera, kanë ngritur flamurin e Kosovës dhe kanë dëshmuar se talenti i vajzave tona nuk njeh kufij.

“Dy vajza të jashtëzakonshme që thyen barriera, ngritën flamurin e Kosovës në majë dhe dëshmuan se talenti i vajzave tona nuk njeh kufij. Ju jeni frymëzim për gjithë rininë e Kosovës.”, u shpreh Presidentja Osmani.