OVL-UÇK: Kur populli ngrihet, padrejtësia nuk kalon dot
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK), ka falënderuar pjesëmarrësit e sotëm në protestën e thirrur me moton “Drejtësi kundër padrejtësive në Hagë”. Përmes një komunikate për media, OVL-UÇK tha se janë pa fjalë, teksa falënderuan qytetarët. “Sot folët ju, qytetarë të zakonshëm me zemër të jashtëzakonshme. Faleminderit për madhështinë tuaj”, tha kjo…

Lajme
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK), ka falënderuar pjesëmarrësit e sotëm në protestën e thirrur me moton “Drejtësi kundër padrejtësive në Hagë”.
Përmes një komunikate për media, OVL-UÇK tha se janë pa fjalë, teksa falënderuan qytetarët.
“Sot folët ju, qytetarë të zakonshëm me zemër të jashtëzakonshme. Faleminderit për madhështinë tuaj”, tha kjo organizatë.
Veteranët falënderuan edhe mediat që, sipas tyre, “e bënë zërin tonë të padëgjuar të dëgjohet kudo”.
“Kur populli ngrihet, padrejtësia nuk kalon dot”, u tha në reagimin e OVL-UÇK.
Postimi i plotë:
“Jemi pa fjalë.
Sot folët ju, qytetarë të zakonshëm me zemër të jashtëzakonshme.
Faleminderit për madhështinë tuaj!
Faleminderit edhe mediave që e bënë zërin tonë të padëgjuar të dëgjohet kudo.
Në emër të Këshillit Organizues, përjetësisht: faleminderit!
Kur populli ngrihet, padrejtësia nuk kalon dot”./Lajmi.net/