Netanyahu: Do të bëjmë pushtimin e plotë të Gazës, ta çlirojmë nga tirania
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi përmes një postimi në “X” se është marrë vendimi për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë operacionet në zonat ku mbahen pengje. “Ne po angazhohemi për të çliruar Gazën nga tirania e këtyre terroristëve”. Shumë banorë të Gazës vijnë tek ne dhe thonë ‘Na ndihmoni të…

Bota
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi përmes një postimi në “X” se është marrë vendimi për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë operacionet në zonat ku mbahen pengje.
“Ne po angazhohemi për të çliruar Gazën nga tirania e këtyre terroristëve”. Shumë banorë të Gazës vijnë tek ne dhe thonë ‘Na ndihmoni të çlirohemi. Na ndihmoni të çlirohemi nga Hamasi’ dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë”, tha Netanyahu në një postim në “X”.
Ky mesazh i kryeministrit Netanyahu iu dërgua edhe Shefit të Shtabit, ndërsa iu bë e ditur se: “Nëse kjo nuk ju përshtatet, atëherë duhet të jepni dorëheqjen”.
Njoftimi vjen pas muajsh bisedimesh në Doha midis Hamasit, Izraelit dhe ndërmjetësve për të arritur një marrëveshje armëpushimi dhe pengmarrjeje.