Prishtina s’gjeti qetësi as dje- dhunë në familje, armë e raste të narkotikëve u raportuan së fundi
Në rajonin e Prishtinës, ngjarje të shumta u raportuan të kenë ndodhur brenda 24 orëve. Edhe pse jo të gjitha rastet raportohen, Policai e Kosovës në raportin 24 orësh ka përfshirë disa raste të cilat theksohet të kenë qenë dhunë në familje, armëmbajtje pa leje, narkotikë e shumë të tjera. Njoftimi i plotë: INCIDENTET KRIMINALE…

Lajme
Në rajonin e Prishtinës, ngjarje të shumta u raportuan të kenë ndodhur brenda 24 orëve.
Edhe pse jo të gjitha rastet raportohen, Policai e Kosovës në raportin 24 orësh ka përfshirë disa raste të cilat theksohet të kenë qenë dhunë në familje, armëmbajtje pa leje, narkotikë e shumë të tjera.
Njoftimi i plotë:
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Fsh. Baicë, Gllogoc / 03.08.2025 – 14:25. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se pas një mosmarrëveshje janë përleshur ndërmjet vete. Të dyshuarit pas pranimit të trajtimit mjekësor janë sjellë në stacion për intervistim. Pas inicimit të rastit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
- Lipjan / 03.08.2025 – 16:00.Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se dyshohet se kishte sulmuar fizikisht dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
- Prishtinë / 03.08.2025 – 04:10.Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
- Obiliq / 03.08.2025 – 15:30.Është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se dyshohet se kishte sulmuar familjarët dhe kishte dëmtuar disa orendi në shtëpi. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
PËRDORIM I ARMËS /ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Konushevc, Podujevë / 03.08.2025 – 20:25. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se dyshohet se kishte shtënë me armë gjatë një ahengu familjar. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gas me 8 fishekë. I dyshuari pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
- Rr. Fatime Sokoli, Prishtinë / 03.08.2025 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një gëzhojë. Pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
- Rr. Hasan Prishtina, Obiliq / 03.08.2025 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator me 6 fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
- Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë / 03.08.2025 – 18:05.Është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë për shkak se tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 1.22 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
- Bërrnicë, Prishtinë / 03.08.2025 – 21:45.Nga njësitë policore është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë për shkak se tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi e dyshuar substancë narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
VJEDHJE
Rr. Ilaz Agushi, Prishtinë / 03.08.2025 – 05:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kryer disa vjedhje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
RASTET TJERA- NGJARJET:
Asgjë me rëndësi për të raportuar.