Të shtëna me armë në një aheng në Gjilan, të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

Dy persona kanë gjuajtur me armë në një aheng familjar në Cërnicë të Gjilanit. Atyre i janë konfiskuar dy pistoleta, 5 fishekë dhe 20 gëzhoja. Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. “SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM & ARMËMBAJTJE PA LEJE- Cërnicë, Gjilan / 02.08.2025-23:40. Njësitet policore gjatë patrullimit, pasi kanë dëgjuar disa të…

Lajme

03/08/2025 08:50

Dy persona kanë gjuajtur me armë në një aheng familjar në Cërnicë të Gjilanit.

Atyre i janë konfiskuar dy pistoleta, 5 fishekë dhe 20 gëzhoja.

Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM & ARMËMBAJTJE PA LEJE- Cërnicë, Gjilan / 02.08.2025-23:40. Njësitet policore gjatë patrullimit, pasi kanë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit te dy të  dyshuar kosovar kanë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me të cilat dyshohet se kishin shtënë, 5-fishekë dhe 20 gëzhoja cal-9 mm. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.”