Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Faton Klinakut dhe një personi tjetër për postime kërcënuese ndaj Albin Kurtit në Facebook
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, të identifikuar me inicialet Faton Klinakut dhe N.S., nën dyshimin për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Sipas Prokurorisë, më 29 gusht 2023, i pandehuri Faton Klinaku, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”,…

Lajme
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, të identifikuar me inicialet Faton Klinakut dhe N.S., nën dyshimin për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Sipas Prokurorisë, më 29 gusht 2023, i pandehuri Faton Klinaku, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka kanosur Kurtin me qëllim frikësimi dhe detyrimi që ky i fundit, në cilësinë e tij si kryeministër, të ndërmarrë ose të mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të funksionit të tij zyrtar, transmeton lajmi.net
Pas reagimeve të shumta nga opinioni publik, më 30 gusht të po atij viti, F.K. ka përsëritur postimin kërcënues me përmbajtje të njëjtë, duke shkruar:
“… Prapë po e përsëris, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: Më parë e vras A.K. sesa t’ia lëshoj rrugën dhe të iki nga Kosova.”
Ndërkohë, personi tjetër i akuzuar, N.S., dyshohet se gjithashtu ka kanosur kryeministrin përmes postimeve publike në Facebook, duke iu referuar drejtpërdrejt kërcënimit të bërë më herët nga Faton Klinaku.
Prokuroria Speciale bëri të ditur se këto veprime përbëjnë vepra penale të kanosjes serioze ndaj një zyrtari të lartë shtetëror dhe janë objekt hetimi të veçantë për shkak të natyrës së tyre./lajmi.net/