Qeveria e Kosovës voton për heqjen e tarifës doganore për produktet nga Shtetet e Bashkuara

Qeveria e Kosovës ka votuar sot pro heqjes së tarifës doganore për të gjitha produktet që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vendosur që ato të kenë tarifë 0% në hyrje në territorin e Kosovës. Vendimi u prezantuar më herët gjatë mbledhjes së sotme nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili tha…

Lajme

01/08/2025 12:02

Qeveria e Kosovës ka votuar sot pro heqjes së tarifës doganore për të gjitha produktet që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vendosur që ato të kenë tarifë 0% në hyrje në territorin e Kosovës.

Vendimi u prezantuar më herët gjatë mbledhjes së sotme nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se kjo masë përfaqëson një tjetër hap në thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe ShBA-së.

“Nga sot e tutje, të gjitha produktet që vijnë nga ShBA do të kenë tarifë 0 përqind kur të hyjnë në vendin tonë. Ky është një hap i radhës që dëshmon marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona,” deklaroi Kurti para votimit.

Ky vendim pritet të hyjë në fuqi menjëherë sot, pas publikimit në Gazetën Zyrtare dhe synon të lehtësojë qasjen e tregut kosovar në produktet amerikane, si dhe të përforcojë lidhjet tregtare e strategjike me Shtetet e Bashkuara./lajmi.net/