Grenell: Smith e arrestoi Thaçin, kur Trump po punonte ne çështjen Kosovë-Serbi, e turpshme
I dërguari i posaçëm i ish-presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të Hashim Thaçit nga prokurori Jack Smith. Në një postim në rrjetin social “X”, Grenell ka thënë se është e turpshme që Thaçi ende ndodhet në burg, duke e quajtur të gjithë procesin një mashtrim dhe…

Lajme
I dërguari i posaçëm i ish-presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të Hashim Thaçit nga prokurori Jack Smith.
Në një postim në rrjetin social “X”, Grenell ka thënë se është e turpshme që Thaçi ende ndodhet në burg, duke e quajtur të gjithë procesin një mashtrim dhe duke shtuar se ‘Haga është e prishur’.
“Richard Grenell Jack Smith (po, ai) e arrestoi Thaçin në vitin 2020, kur Donald Trump ishte duke punuar për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Është aq turpëruese që ai ende është në burg. Është një mashtrim. Haga është e prishur”
Thaçi ishte arrestuar pak kohë para nënshkrimit të marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, në shtator të vitit 2020.
Jack Smith (yes, that one) arrested Thaci in 2020 when Donald Trump was working on the Kosovo-Serbia deal.
It’s so disgraceful that he is still in prison. It’s a sham.
The Hague is broken. https://t.co/6YrZ4iJbo8
— Richard Grenell (@RichardGrenell) July 28, 2025