Nesër mbahet seanca e radhës në rastin e Banjskës

Duke nisur nga ora 09:00, në Pallatin e Drejtësisë do të vazhdojë seanca gjyqësore në rastin e Banjskës, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku. Sipas njoftimit, seanca mbahet ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq. Të tre të akuzuarit përballen me akuza të…

Lajme

23/07/2025 23:44

Duke nisur nga ora 09:00, në Pallatin e Drejtësisë do të vazhdojë seanca gjyqësore në rastin e Banjskës, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Sipas njoftimit, seanca mbahet ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Të tre të akuzuarit përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjska të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.