Shala: Me kërkesën për masë të përkohshme në Kushtetuese, u bë e qartë se edhe Presidentja është pjesë e pazareve për krijimin e institucioneve
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me kërkesën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit drejtuar Gjykatës Kushtetuese për masë të përkohshme. Ai ka thënë se pas kësaj, duket se Presidentja e ka hallin e vet si prioritet kryesor, shkruan lajmi.net. “Me kërkesën për masë të përkohshme në…

Lajme
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me kërkesën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit drejtuar Gjykatës Kushtetuese për masë të përkohshme.
Ai ka thënë se pas kësaj, duket se Presidentja e ka hallin e vet si prioritet kryesor, shkruan lajmi.net.
“Me kërkesën për masë të përkohshme në Gjykatën Kushtetuese, u bë krejtësisht e qartë se edhe Presidentja është pjesë e pazareve për krijimin e institucioneve. Ajo ende nuk e ka përcaktuar qartë pozicionin e saj personal. Zonjës Presidente i duhet kohë për ta bindur partnerin e ardhshëm politik, qoftë të ri apo të vjetër. Sa më shumë kaos institucional, aq më të vlefshëm bëhen politikanët populistë para militantëve të tyre”, ka shkruar Shala në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: