Të shtëna në një aheng në Mramor të Prishtinës, arrestohet një person
Sot rreth orës 00:20 Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar, në fshatin Mramor të Prishtinës. Policia ka njoftuar se njësitë e saj të kryeqytetit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë gjetur prova se kishte gjuajtje me armë. “Hetuesit policorë të kryeqytetit kanë siguruar…

Lajme
Sot rreth orës 00:20 Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar, në fshatin Mramor të Prishtinës.
Policia ka njoftuar se njësitë e saj të kryeqytetit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë gjetur prova se kishte gjuajtje me armë.
“Hetuesit policorë të kryeqytetit kanë siguruar prezencën e të dyshuarit F.A., 66 vjeç, i cili i ka dorëzuar armët. Në koordinim me prokurorin, ndaj tij është iniciuar rast për ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’”, thuhet në njoftimin e Policisë.