Hoti kritikon ashpër Kurtin dhe Osmanin: Kanë hyrë në histori si mashtrues të elektoratit dhe dëmtues të shtetit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar ashpër ndaj dy udhëheqësve më të lartë të shtetit, presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, duke i akuzuar për mashtrim elektoral dhe dështim në qeverisje. Sipas Hotit, të dy krerët e shtetit “tashmë kanë hyrë në historinë politike të Kosovës si mashtrues të…

Lajme

18/07/2025 11:09

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar ashpër ndaj dy udhëheqësve më të lartë të shtetit, presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, duke i akuzuar për mashtrim elektoral dhe dështim në qeverisje.

Sipas Hotit, të dy krerët e shtetit “tashmë kanë hyrë në historinë politike të Kosovës si mashtrues të elektoratit dhe dëmtues të shtetit të Kosovës”, transmeton lajmi.net

Në një postim në rrjete sociale, ai shkruan se në përmbyllje të mandatit të tyre pesëvjeçar, presidentja dhe kryeministri “po bëjnë përpjekjet e fundit dëshpëruese”.

“I pari, duke i mbajtur të bllokuara institucionet e vendit dhe duke mos iu përgjigjur drejtësisë, ndërkohë që korrupsioni ka lulëzuar gjithandej,” shkruan Hoti.

Ai nuk kurseu kritika as ndaj presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se:

“E dyta, po përpiqet të gjejë viktimën e radhës për ta mashtruar për një mandat tjetër apo për rikthim në garën politike elektorale.”

Deputeti i LDK-së përmbylli reagimin e tij duke thënë se skena politike në Kosovë është pa ide, angazhim dhe guxim për të ofruar zgjidhje.

Deklaratat e Hotit vijnë në një kohë të tensionuar politike, me vendin që ende nuk ka arritur të konstituojë institucionet e reja pas zgjedhjeve.

Postimi i plotë: 

Dy krerët e shtetit, kryeministri dhe presidentja, tanimë kanë hyrë në historinë politike të Kosovës si mashtrues të elektoratit dhe dëmtues të shtetit të Kosovës.
Në përmbyllje të mandatit të tyre pesëvjeçar në krye të shtetit, po bëjnë përpjekjet e fundit dëshpëruese.
I pari, duke i mbajtur të bllokuara institucionet e vendit dhe duke mos iu përgjigjur drejtësisë, ndërkohë që korrupsioni ka lulëzuar gjithandej.
E dyta, po përpiqet të gjejë viktimën e radhës për ta mashtruar për një mandat tjetër apo për rikthim në garën politike elektorale.
Skena politike është pa ide, angazhim dhe guxim për të ofruar zgjidhje./lajmi.net/