E quajti Hotin jorelevant, Hyseni i reagon Osmanit: Çfarë arrogance, s’mund të jetë jorelevant një kryeministri mbase më i miri
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, ka reaguar ashpër pas deklaratës së presidentes Vjosa Osmani, e cila e kishte cilësuar ish-kryeministrin Avdullah Hoti si një “njeri jorelevant”. Hyseni ka thënë se nuk mund të jetë jorelevant një kryeministër që është ‘‘mbase nga më të mirët’’ që ka pasur Kosova. Hyseni ka theksuar…

Lajme
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, ka reaguar ashpër pas deklaratës së presidentes Vjosa Osmani, e cila e kishte cilësuar ish-kryeministrin Avdullah Hoti si një “njeri jorelevant”.
Hyseni ka thënë se nuk mund të jetë jorelevant një kryeministër që është ‘‘mbase nga më të mirët’’ që ka pasur Kosova.
Hyseni ka theksuar edhe se ka qenë Hoti ai që e ka nënshkruar marrëveshjen e Washingtonit, raporton lajmi.net
Hyseni ka komentuar edhe deklaratën e Osmanit e cila tha se ajo s’i ka interpretuar komentet e presidentit amerikan Donald Trump, por është shprehur si ka kuptuar ato.
Për këtë ish-ministri ka thënë se s’përjashtohet mundësia që Osmani e ka kuptuar krejtësisht gabim.
Postimi i tij i plotë:
Nuk ka mundësi te jet “jorelevant” një Kryeministër, mbase nga më të mirët që kishte Kosova. Kryeministri Avdullah Hoti ka nënshkruar marrëveshjen të cilën ju po mburreni se e paskëshit “zbatuar”.
Cfarë arrogance!
“Kam treguar si e kam kuptuar unë… (vazhdon ajo dhe shton), ishte në drejtim të vlerësimit pozitiv ndaj tij.”
Lexo: … në drejtim të vardisjes ndaj tij!
Mundësia që ta keni kuptuar krejtësisht gabim, nuk ka si të përjashtohet!/Lajmi.net/