Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shkarkuar Besiana Kadarenë nga detyra e ambasadores së Shqipërisë pranë UNESCO-s. Besiana, e bija e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, ka mbajtur më parë postin e ambasadores shqiptare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Në vitin 2021, me dekret të ish-presidentit Ilir Meta, ajo u emërua…

Lajme

16/07/2025 23:58

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shkarkuar Besiana Kadarenë nga detyra e ambasadores së Shqipërisë pranë UNESCO-s.

Besiana, e bija e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, ka mbajtur më parë postin e ambasadores shqiptare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Në vitin 2021, me dekret të ish-presidentit Ilir Meta, ajo u emërua në detyrën pranë UNESCO-s, të cilën e ka ushtruar deri më tani.

“Zonja Besiana Kadare lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident”, thuhet në dekretin e firmosur nga presidenti Bajram Begaj.