Tërmet në Kosovë në rrethinën e Vitisë
Sonte më 16 korrik 2025, në orën 22:43, është regjistruar një tërmet me magnitudë 2.9 në rrethinën e Vitisë, konkretisht afër Smirës. Lëkundjet janë ndjerë lehtë nga banorët, por nuk ka vend për shqetësim pasi bëhet fjalë për një tërmet të dobët, i cili nuk paraqet rrezik për popullatën apo infrastrukturën. Ky është një ndër…

Lajme
Sonte më 16 korrik 2025, në orën 22:43, është regjistruar një tërmet me magnitudë 2.9 në rrethinën e Vitisë, konkretisht afër Smirës.
Lëkundjet janë ndjerë lehtë nga banorët, por nuk ka vend për shqetësim pasi bëhet fjalë për një tërmet të dobët, i cili nuk paraqet rrezik për popullatën apo infrastrukturën.
Ky është një ndër tërmetet e zakonshme që ndodhin në vendin tonë dhe nuk paraqet rrezik, raporton Meteo Kosova.