Sejdiu: Çdo shtyllë të sistemit demokratik këta po e vendosnin në pikëpyetje

Analisti politik, Dardan Sejdiu, situatën aktuale politike në vend e ka kritikuar ashpër. Ai po thotë se Lëvizja Vetëvendosje po e vë në pikëpyetje çdo shtyllë të sistemit demokratik në vend. “E kemi biseduar disa herë në studio, edhe mënyra se si ka qenë dita e zgjedhjeve, ose menjëherë pasi ka përfunduar rezultati zgjedhor, rënia…

Lajme

16/07/2025 23:00

Analisti politik, Dardan Sejdiu, situatën aktuale politike në vend e ka kritikuar ashpër.

Ai po thotë se Lëvizja Vetëvendosje po e vë në pikëpyetje çdo shtyllë të sistemit demokratik në vend.

“E kemi biseduar disa herë në studio, edhe mënyra se si ka qenë dita e zgjedhjeve, ose menjëherë pasi ka përfunduar rezultati zgjedhor, rënia e sistemit, çka ka qenë qëllimi… në sytë e mi ka qenë qëllimi për të humbur besimin në sistemin zgjedhor. Pastaj, zhagitja e certifikimit të rezultateve është përsëri në kuadër të humbjes së besimit në aparat shtetëror të ndërtuar për 20 vjet për të bërë një proces zgjedhor të mirë e të mbarë. M pastaj kjo që po ndodhë në Kuvend është në kuadër të kësaj, çka kanë bërë me gjykata, me prokurori, me media… çdo shtyllë të një sistemi demokratik, këta e vendosin në pikëpyetje, ngrejnë dyshime në sistem, në mënyrë që në shoqëri me u shtri një apati”, deklaroi Sejdiu.

Më tutje, ai tha se deputetët ministra po bëjnë tejkalim të qartë të kompetencave.

“Kemi tejkalim të qartë të kompetencave dhe përgjegjësive që kanë këta si njerëz që janë në detyrë në formën në të cilën janë. Diskutimi dhe veprimi ligjor që është pas këtij vendim është besoj në duar të juristëve që të na japin një lexim më kompetent. Por, për që këta janë politikisht duke vepruar në kundërshtim me çdo lloj norme, e praktike politike të një demokracie të organizuar si republikë parlamentare, e cila qartazi në kushtetutë e ka të shpjeguar rolin dhe përgjegjësinë dhe funksionin se qysh mund t’i ushtrojnë prej momentit kur zgjidhet deputet dikush, kjo është e qartë. Tash e kemi një diskutim krejt tjetër, e kjo ka të bëjë me veprim joligjor. Por, politikisht për mua nuk po besoj që beteja nuk fitohet kështu. Po besoj që duhet të ndërtohet rasti mirë, në mënyrë agresive, jo për metodë politike agresive por për diseminim të informacionit politikisht në mënyrë agresive, në baza të përditshme për shkeljet që janë duke i bërë”, shtoi ai.

Më tutje, Sejdiu kërkoi që të bëhet një përmbledhje të aferave korruptive të Qeverisë Kurti2, sepse, sipas tij, ka goxha shumë.

“A ka mundësi dikush me ua rendit aferat korruptive prej ditës kur kanë qenë zyrë, sepse ka goxha, goxha shumë, por po harrohen prej temave që këta vetë i shpikin. Në momentin që del një temë që ka të bëjë me nepozitëm, me aferë potencialisht korruptive, me keqmenxhim, me telashe serioze në administrim të buxhetit shtetëror, gjithmonë del një temë tjetër e cila është politikisht urgjente, më e rëndësishme, me problematike për të mbuluar atë. Për shembull, kur flasim për rrymë në këtë vend, ne kemi telashe serioze me mënyrën se si e kanë menaxhuar sektorin e energjisë. Pra, gjykata komerciale merr vendim dhe thotë se vendimi i ZRrE-së është i kundërligjshëm, dhe, si me thënë, okej, vazhdojmë tutje. Pra, lehtësia me të cilën bëhet ky tejkalim i temave është edhe faj, pa dashur të ngarkoj ndryshe këtë diskutim, edhe i mosveprimit politik i të tjerëve”, tha Sejdiu në Klan Kosova.