Rohde i reagon Qeverisë: Sulme të papranueshme – Gjëja e fundit që i nevojitet këtij vendi në këtë situatë të vështirë politike
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se e mbështet plotësisht qëndrimin e Ambasadorit të BE’së, Aivo Orav, lidhur me reagimin e Qeverisë në detyrë ndaj vendimit të Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Adminstrativ për arkat fiskale. Sikurse Orav, edhe Rohde ka thënë se sulmet ndaj gjyqtarëve dhe ndikimet politike në gjyqësor…

Lajme
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se e mbështet plotësisht qëndrimin e Ambasadorit të BE’së, Aivo Orav, lidhur me reagimin e Qeverisë në detyrë ndaj vendimit të Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Adminstrativ për arkat fiskale.
Sikurse Orav, edhe Rohde ka thënë se sulmet ndaj gjyqtarëve dhe ndikimet politike në gjyqësor janë absolutisht të papranueshme.
“Mbështetje e plotë për qëndrimin e Ambasadorit të BE’së. Sulme të tilla kundër gjyqtarëve dhe ndikimet politike në gjyqësor janë absolutisht të papranueshme. Është gjëja e fundit që i nevojitet këtij vendi në këtë situatë të vështirë politike”, ka shkruar Rohde.
Full support for the EU Ambassador’s position!
Such attacks against individual judges and political interference into judiciary is absolutely inacceptable.
It’s the least what this country needs in this already difficult political situation.— Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) July 16, 2025 at 3:00 PM