Haradinaj ia “grabit” Limajt Enver Hotin, e kandidon për kryetar të Malishevës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar për aderimin më të ri në partinë e tij. Enver Hoti nga Nisma Socialdemokrate ka kaluar tek partia e Haradinajt, shkruan lajmi.net Ai do të jetë kandidat i AAK-së për Malishevë, ka njoftuar i pari i këtij subjekti. “Aderimi i tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës është…

Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar për aderimin më të ri në partinë e tij.
Enver Hoti nga Nisma Socialdemokrate ka kaluar tek partia e Haradinajt, shkruan lajmi.net
Ai do të jetë kandidat i AAK-së për Malishevë, ka njoftuar i pari i këtij subjekti.
“Aderimi i tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës është një vlerë e shtuar për vizionin tonë politik dhe përkushtimin ndaj qytetarëve.”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
Mirë se vjen në Aleancë, Enver Hoti!
I njohur për përkushtimin ndaj vendit dhe vlerat e tij atdhetare, Enver Hoti i përket brezit të veprimtarëve të hershëm të angazhuar në çështjet kombëtare. Me një përvojë të pasur institucionale, ai ka shërbyer me profesionalizëm e integritet në çdo përgjegjësi që ka bartur.
Aderimi i tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës është një vlerë e shtuar për vizionin tonë politik dhe përkushtimin ndaj qytetarëve.
Enver Hoti gjithashtu do të jetë kandidati ynë për kryetar të Komunës së Malishevës. Me përvojën, vendosmërinë dhe besimin në vlerat e Aleancës, ai përfaqëson më së miri frymën tonë, për një qeverisje të drejtë dhe transparente.
Urime Enver! Paçim sukses dhe fitore të përbashkët në shërbim të Malishevës dhe qytetarëve të saj!/lajmi.net/