Solli katër këngë deri më tani, Tayna: Kush po thotë që nuk ka më, vera akoma s’ka filluar
Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një përditësim të veçantë për aktivitetin e saj muzikor këtë verë. Në një postim të shkurtër por domethënës, ajo ka bërë të ditur se deri tani ka realizuar katër këngë të reja, të cilat, sipas saj, janë ‘për të gjitha shijet’. Doruntina…

ShowBiz
Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një përditësim të veçantë për aktivitetin e saj muzikor këtë verë.
Në një postim të shkurtër por domethënës, ajo ka bërë të ditur se deri tani ka realizuar katër këngë të reja, të cilat, sipas saj, janë ‘për të gjitha shijet’.
Doruntina Shala (emri i vërtetë) ka shtuar se kjo është vetëm fillimi i sezonit muzikor për të.

“Katër këngë deri tani, për të gjitha shijet, po kush po ju thotë që s’ka më? Miq dhe mikesha… vera akoma s’ka filluar”, shkroi ajo në Instagram.
Tayna është një nga artistet më aktive dhe më të suksesshme të skenës shqiptare të hip-hop-it dhe pop-it, dhe çdo projekt i saj zakonisht shndërrohet në hit.
View this post on Instagram
Me këtë paralajmërim, ajo ka ngjallur edhe më shumë kuriozitet dhe pritshmëri për atë që do të sjellë në vazhdim të sezonit veror.
Tani kanë filluar edhe spekulimet për bashkëpunime të reja, videoklipe dhe ndoshta edhe ndonjë projekt ndërkombëtar, për të cilat Tayna ende nuk ka dhënë detaje.
E sigurt është një gjë: vera e Taynas duket se do të jetë më e nxehtë se kurrë, të paktën në aspektin muzikor.