Vëllai i Liridona Ademajt: Fëmijët treguan se babi e ka mbajtë për dore mamin kur u vra
Leonard Ademaj vëllai i Liridona Ademajt e cila u vra mbrëmjen e 23 nëntorit të 2023-ës, ka dhënë dëshminë e tij para turpit gjykues në seancën e sotme gjyqësore. Ademaj gjatë dëshmisë së tij ka treguar se si e ka kuptuar për vrasjen e motrës. Ai tregoi se pas rastit, e kishin njoftuar familjen e…

Lajme
Leonard Ademaj vëllai i Liridona Ademajt e cila u vra mbrëmjen e 23 nëntorit të 2023-ës, ka dhënë dëshminë e tij para turpit gjykues në seancën e sotme gjyqësore.
Ademaj gjatë dëshmisë së tij ka treguar se si e ka kuptuar për vrasjen e motrës.
Ai tregoi se pas rastit, e kishin njoftuar familjen e Naim Murselit se ka përfunduar miqësia me ta, ashtu edhe me familjen e Kushtrim Kokallës.
“Po i kemi njoftuar qe miqësia jonë ka përfunduar këtu si me familjen e Naimit ashtu edhe me familjen e Kushtrimit, sepse si ka mundësi që Naimi ka ik e nuk e ka mbrojt vajzën të cilën e kishte për detyrë ta mbronte”, ka deklaruar Ademaj para turpit gjykues.
Leonardi ka treguar edhe fjalët e fëmijëve për natën tragjike të vrasjes së nënës së tyre.
Ademaj tha se pasi fëmijët ishin transferuar në Suedi, ai kishte kërkuar që t’i takonte dhe t’i pyeste për atë që kishte ndodhur.
“Kur kam shku në Suedi kam kërkuar takim me fëmijët, takimi me ta ishte shumë prekës pasi që fëmijët në prezencë të psikologeve më treguan që kanë qenë në veturë kur u vra Liridona”, u shpreh Ademaj.
Vëllai i të ndjerës, citoi fjalët e nipit të tij për momentin kritik.
“Hajni e ka fut dorën dhe ja ka bo mamit bam. Poashtu tregojnë qartë sesi Naim Murseli e mbajti përdore Liridonen në momentin e fundit te vrasjes. Gjithashtu përditësimin e te dhënave të tyre qe e marr unë fjalët e tyre janë po të ketij lloji”, ka rrëfyer Leonardi.
Ai shtoi se fëmijët nuk kishin pranuar më kontakte me babanë e tyre.“Që nga momenti që fëmijët kanë shkuar në Suedi, ata asnjëherë nuk kanë kërkuar as takim me babin. Të gjitha thirrjet që ja ka mundësuar gjendja për punë sociale me babin e tyre, asnjëherë fëmijët nuk i kanë pranuar. Ka arritur deri aty që fëmijët, në foto ku janë së bashku Naimi me Liridonën, e shkyen me gërshërë Naimin nga fotografia,” dëshmoi ai.