Plagosja në Vushtrri, Policia jep detaje të reja

Një person mbrëmë është plagosur me armë zjarri në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë. Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, i njëjti ishte duke e ruajtur një pronë private, përderisa persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri mbi të. Siç bëhet e ditur, në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja. Policia nuk raporton…

Lajme

13/07/2025 09:28

Një person mbrëmë është plagosur me armë zjarri në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, i njëjti ishte duke e ruajtur një pronë private, përderisa persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri mbi të.

Siç bëhet e ditur, në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja.

Policia nuk raporton për të arrestuar, përderisa bën të ditur se rasti është duke u hetuar dhe është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

Në anën tjetër, mjeku kujdestar i Emergjencës, Ejup Gorovri, mbrëmë ka deklaruar se i plagosuri është në gjendje stabile, por me lëndime serioze.

“Gjendja e tij për momentin është stabile me parametra normal, lëndimet janë serioze nga arma e zjarrit”, tha Govori.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

INCIDENTET KRIMINALE

VRASJE NË TENTATIVË

Gojbulë, Vushtrri / 12.07.2025 – 20:59. Viktima m/k, nga persona të pa njohur është plagosur me armë zjarri, për deri sa ishte duke e ruajtur një pronë private. Viktima është dërguar në QKUK. Dy gëzhoja janë gjetur dhe sekuestruar në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar.