Behrami: Avni Dehari prej 20 vjetësh i shërben një mashtruesi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari, duke e akuzuar se për dy dekada ka qenë në shërbim të një “mashtruesi”, ndërsa tani ka mundësinë që t’i shërbejë interesit të Republikës së Kosovës. Në një postim në rrjetet sociale, Behrami ka theksuar se Kosova po…

Lajme

09/07/2025 19:28

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari, duke e akuzuar se për dy dekada ka qenë në shërbim të një “mashtruesi”, ndërsa tani ka mundësinë që t’i shërbejë interesit të Republikës së Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Behrami ka theksuar se Kosova po kalon një periudhë të rëndë pa institucione funksionale dhe pa lidership shtetformues, duke e quajtur vendin “shtet të okupuar”. Ai ka kërkuar nga Dehari që të ndryshojë qasjen dhe të rikthejë në rend dite kërkesën për votim të hapur për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, transmeton lajmi.net.

Behrami gjithashtu ka paralajmëruar se opozita do të vazhdojë të shfrytëzojë çdo mundësi për të denoncuar shkeljet kushtetuese dhe, siç është shprehur ai, për të demaskuar “deputetin me prirje autokrate, Albin Kurtin”.

Postimi i plotë:

Kosova pa burrështetas, pa institucione është shndërruar në një shtet U.D., në një shtet të okupuar.
Avni Dehari, tash e 20 vjet, i shërben vetëm një mashtruesi.
Tani e ka mundësinë që t’i shërbejë Republikës, duke u kthyer në rendin e ditës, duke lejuar votimin e hapur.
Ne do të shfrytëzojmë çdo sekondë për të adresuar shkeljet kushtetuese dhe demaskuar deputetin me prirje autokrate, Albin Kurtin!

/lajmi.net/