Kurti: Jemi tronditur nga rasti i Agon Zejnullahut, por tendenca për fushatë kundër Policisë së Kosovës është e dëmshme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me rastin tragjik të ndodhur në Lipjan, ku në rrethana të dyshimta ndërroi jetë Agon Zejnullahu. Kurti pas disa ditëve zgjodhi që në mbledhjen e sotme të qeverisë, t’u shpreh ngushëllime familjes së viktimës. “Shpreh ngushëllime familjes Zejnullahu që humbën më të dashurin e tyre, të…

Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me rastin tragjik të ndodhur në Lipjan, ku në rrethana të dyshimta ndërroi jetë Agon Zejnullahu.
Kurti pas disa ditëve zgjodhi që në mbledhjen e sotme të qeverisë, t’u shpreh ngushëllime familjes së viktimës.
“Shpreh ngushëllime familjes Zejnullahu që humbën më të dashurin e tyre, të ndjerin-Agon Zejnullahun. Lajmi për vdekjen e tij na ka tronditur të gjithëve, shumëçka prej asaj që ka ndodhur në mesnatën e 7 korrikut tashmë është publike dhe falë incizimeve të dëshmitarëve, por për të kuptuar gjithçka se çfarë ka ndodhur duhet hetim profesional nga institucionet. Për këtë bashkëpunimi në mes Policisë, IPK-së IML-së dhe Prokurorisë është thelbësorë. 5 zyrtarë policorë tanimë janë në paraburgim. Unë pres hetim të thellë e të shpejtë që zbardhë hetimin e plotë e tregon të gjitha rrethanat që të vendoset drejtësia dhe të arrihet llogaridhënia. S’do të ketë strehë në institucione apo nga institucionet që mund të ketë kaluar kompetencat apo të ketë shkelur ligjin gjatë detyrës zyrtare. Shërbimi në uniform është fisnikëri, por autoriteti i veshur me uniform është përgjegjësi. Diskutimet publike që po bëhen dhe gjykimet publike që po jepen janë të vështira për familjen Zejnullahu dhe shoqërinë e të ndjerit”,deklaroi Kurti, shkruan lajmi.net.
Ai tha se ashtu tendenca për të nisur një fushatë kundër Policisë së Kosovës është e dëmshme dhe nuk është zgjidhje.
“Thirrjet për drejtësi dhe përgjegjësi janë të drejta, por ato më së miri realizohen me rezultate të plota të hetimeve dhe verdict final. Vetëm atëherë sigurohemi se llogaridhënia bëhet me garanci që situatat e ngjashme të mos përsëriten asnjëherë“./Lajmi.net/