“Nuk kishim dyshime në Polici – Kur e pashë videon më nuk ua besova as trupin e pajetë – SI SKENAR”, Çka i thanë Policia familjes?

Vëllai i Agon Zejnullahit thotë se i ndjeri nuk ka pasur asgjë personale me policët, madje thotë se ai vetë disa prej tyre i ka konsideruar edhe miq. Ai në emisionin Pressing në T7 tha se ka filluar të dyshojë që diçka nuk është në rregull, kur policët që i konsideroi miq, as nuk i…

Lajme

08/07/2025 22:33

Vëllai i Agon Zejnullahit thotë se i ndjeri nuk ka pasur asgjë personale me policët, madje thotë se ai vetë disa prej tyre i ka konsideruar edhe miq.

Ai në emisionin Pressing në T7 tha se ka filluar të dyshojë që diçka nuk është në rregull, kur policët që i konsideroi miq, as nuk i shprehën ngushëllime.

“Nuk ka pasur asgjë personale me ta. Disa prej tyre i kam konsideruar edhe si miq, nuk kemi kaluar pa u përshëndetur. Nuk erdhën me më shpreh as ngushëllime, aty e dyshova diçka.”

Tutje ai tha se dikush nga policët i tha se ka vdekur pasi pësoi infarkt nga alkooli i tepërt, e dikush tjetër se ka rënë me kokë kur i ka rënë të fikët.

“Na nuk kemi marrë asnjë përgjigje me shkrim përse ka vdekë. Na thanë duhet me ardhë kur bëhet autopsia. Njëni thoshte prej alkoolit të shumtë ka pasur infarkt, tjetri thoshte i ka ra të fikët ka ra me kokë, këto pamje nuk na i kanë tregu.

Kam qenë duke përgatit vendin për të pamë, kur më erdhi kjo video, kur e pashë u tmerrova,” tha ai.

Ai shton se kur e ka parë videon nuk ua ka besuar më policëve as trupin e pajetë të vëllait të tij.

“Fillova mos me jau besu edhe trupin e pajetë atyre personave”, ka shtuar ai.