Temperaturat e larta, IKSHPK apelon për kujdes nga helmimet ushqimore
Instituti Kombëtar i Shëndëtësisë Publike të Kosovës ka alarmuar për rritje të rrezikut të helmimeve ushqimore për shkak të temperaturave të larta. “Siguria ushqimore u referohet të gjitha rreziqeve të cilat mund t’i shkaktojnë dëme ushqimit dhe përmes tij, shëndetit të popullatës. Në verë ☀️, për shkak të temperaturave të larta 🌡️, rritet rreziku i helmimeve ushqimore.…

Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndëtësisë Publike të Kosovës ka alarmuar për rritje të rrezikut të helmimeve ushqimore për shkak të temperaturave të larta.
“Siguria ushqimore u referohet të gjitha rreziqeve të cilat mund t’i shkaktojnë dëme ushqimit dhe përmes tij, shëndetit të popullatës. Në verë ☀️, për shkak të temperaturave të larta 🌡️, rritet rreziku i helmimeve ushqimore. Mikroorganizmat 🦠 shumohen më shpejt dhe ushqimi prishet më lehtë. Prandaj, kujdesi gjatë përgatitjes 👩🍳 dhe ruajtjes së ushqimit është shumë i rëndësishëm për të shmangur sëmundjet.”
IKSHPK thotë se kontaminimi i ushqimeve mund të vijë nga:duart e papastërta, ushqimet, uji, kafshët shtëpiake, insektet etj.
Tutje thuhet se ushqimi duhet të gatuhet mirë dhe të konsumohet menjëherë pas përgatitjes.