Vdekja e Agon Zejnullahut – Pantina bën thirrje për protestë: Nëse heshtim sot, neser mund te jetë vonë
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, tash analiste, Shqipe Pantina me anë të një postimi në Facebook ka bërë thirrje për protestë në lidhje me vdekjen e të riut në Lipjan, Agon Zejnullahut. Pantina në postimin e saj tha se nëse heshtim sot, nesër mund të jetë vonë, transmeton lajmi.net “I riu, Agon Zejnullahu ka vdekur…

Lajme
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, tash analiste, Shqipe Pantina me anë të një postimi në Facebook ka bërë thirrje për protestë në lidhje me vdekjen e të riut në Lipjan, Agon Zejnullahut.
Pantina në postimin e saj tha se nëse heshtim sot, nesër mund të jetë vonë, transmeton lajmi.net
“I riu, Agon Zejnullahu ka vdekur në duart e shtetit (policisë) dhe shteti duhet të mbahet përgjegjës për këtë. Nëse heshtim sot, neser mund te jetë vonë #protestoj”, tha Pantina në postimin e saj.
Agon Zejnullahu, nga ajo që dihet deri më tani, ka vdekur derisa po arrestohej nga Policia e Kosovës, në Lipjan./lajmi.net/