Ymeri: Kurti dhe Vetëvendosje po e komplikojnë qëllimisht situatën në Kuvend
Analisti politik Visar Ymeri ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje po e komplikojnë qëllimisht situatën në Kuvendin e Kosovës. Ai tha se ky veprim synon të shmangë interpretimin e drejtë të aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Në emisionin “Debat Plus”, Ymeri theksoi se edhe ai dhe partia e tij kanë bërë…

Lajme
Analisti politik Visar Ymeri ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje po e komplikojnë qëllimisht situatën në Kuvendin e Kosovës.
Ai tha se ky veprim synon të shmangë interpretimin e drejtë të aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Në emisionin “Debat Plus”, Ymeri theksoi se edhe ai dhe partia e tij kanë bërë gabime në trajtimin e çështjes, por sipas tij, Kurti dhe VV-ja po veprojnë me qëllim të qartë për të mos lejuar që aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të interpretohet në mënyrën e duhur.
“Edhe ata nuk po bëjnë gabim nga mosdija apo pahiri, por qëllimisht po duan që aktgjykimi i Gjykatës të mos lexohet si duhet. Për shembull, ata thonë se votimi i fshehtë nuk është antikushtetues, sipas arsyetimit të tyre pas daljes së tekstit të aktgjykimit,” u shpreh Ymeri.
Ai shtoi se situata e krijuar është si një “mjegullnajë” që nuk sjell asnjë përfitim dhe nuk e ndihmon as Albin Kurtin që të mbajë pushtetin.
“Kjo mjegullnajë nuk po e mban Albin Kurtin në pushtet dhe nuk po i shërben askujt. Nuk duhet mbajtur më tej kjo situatë e turbullt, veçanërisht nga partia që po bllokon procesin qëllimisht,” përfundoi Ymeri gjatë debatit me Sadri Ramabajën.