Marta Kos lajmërohet nga Shkupi, nesër takon liderët e Ballkanit Perëndimor, Kurti e Vuçiq do të jenë aty
Komisionarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka treguar se nesër në Shkup do të takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor. Ajo tha se plani është përmirësimi i jetës në gjithë rajonin. Në samit do të jetë edhe kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. “Mezi pres…

Lajme
Komisionarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka treguar se nesër në Shkup do të takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Ajo tha se plani është përmirësimi i jetës në gjithë rajonin.
Në samit do të jetë edhe kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
“Mezi pres të jem në Shkup për takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor”, tha ajo, teksa falënderoi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Mickoski për organizimin e samitit.