Bulliqi: Kushtetuesja më shumë e ka komplikuar, tash është radha e Presidentes
Kryetari i Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka komentuar aktgjykimin e Kushtetueses për afat prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit. Ai ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvendin e Kosovës më shumë e ka komplikuar gjendjen sesa ka dhënë rrugëzgjidhje. “Unë mëndoj që më shumë e ka…

Lajme
Kryetari i Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka komentuar aktgjykimin e Kushtetueses për afat prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit.
Ai ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvendin e Kosovës më shumë e ka komplikuar gjendjen sesa ka dhënë rrugëzgjidhje.
“Unë mëndoj që më shumë e ka kompliku situatën sesa ka dhënë rrugëzgjidhje këtij procesi, sidoqoftë besoj që tash është radha të involvohet presidentja e vendit”, tha Bulliqi në “Frontal”.
Ai tha se pasi të ketë Kuvend, përgjegjësinë e ka Albin Kurti që ta bëjë Qeverinë.