MAShTI publikon rezultatet, 68.6% kalueshmëria e Provimit të Maturës

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka publikuar rezultatet e Provimit të Maturës ku nga 18.800 maturantë që kanë aplikuar, testit i janë nënshtruar 18.130 maturantë. Prej tyre kanë kaluar 12 mijë e 316 maturantë, apo 68.6 për qind, transmeton lajmi.net. MAShTI njofton se, përmes platformës eKosova rezultatin preliminar e kanë marrë 18.016 nxënës. Nxënësit…

Lajme

30/06/2025 15:44

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka publikuar rezultatet e Provimit të Maturës ku nga 18.800 maturantë që kanë aplikuar, testit i janë nënshtruar 18.130 maturantë.

Prej tyre kanë kaluar 12 mijë e 316 maturantë, apo 68.6 për qind, transmeton lajmi.net.

MAShTI njofton se, përmes platformës eKosova rezultatin preliminar e kanë marrë 18.016 nxënës.

Nxënësit e pa kënaqur me rezultat mund të parashtrojnë ankesë nga data 1 deri më 3 korrik, ndërsa certifikatën mund ta shkarkojnë nga platforma eKosova nga data 3 deri më 7 korrik./Lajmi.net/