Katër të lënduar në një aksident mes tri veturave në Prishtinë
Sot rreth orës 12:00 në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar katër persona të cilët po marrin trajtim mjekësor. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Prishtinë, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në…

Lajme
Sot rreth orës 12:00 në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tri vetura.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar katër persona të cilët po marrin trajtim mjekësor.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Prishtinë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Mon Balaj në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura , ku si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona të cilëve u është ofruar tetman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, ka thënë Ahmeti për lajmi.net.