Aksident mes tre veturave në Dubravë të Istogut, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:50 në fshatin Dubravë të Istogut. Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura dhe për pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai ka thënë se të njëjtit janë dërguar me autoambulancë…

Lajme

29/06/2025 20:50

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:50 në fshatin Dubravë të Istogut.

Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura dhe për pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka thënë se të njëjtit janë dërguar me autoambulancë në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 17:50, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka ndodhur ne fshatin Dubravë- Istog, në këtë aksident ishin të involvuara 3 vetura dhe si pasojë  3 (tre) persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit janë dërguar me autoambulancë në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, thuhet tutje në konfirmim.