Zhduket 13-vjeçarja nga Istogu me banim në Gjermani, kërkohet ndihmë për gjeten e saj

Një vajzë 13-vjeçare nga Istogu, që jeton në Gjermani, është zhdukur që nga data 27 qershor në qytetin Zwickau të shtetit gjerman. Bëhet fjalë për të miturën Arta Hajzeraj, e cila u zhduk në zonën “Lothar-Streit-Straße”. Policia gjermane dhe mediat lokale janë angazhuar në kërkimin e saj. Sipas mediave gjermane, në momentin e zhdukjes Arta…

Lajme

29/06/2025 20:36

Një vajzë 13-vjeçare nga Istogu, që jeton në Gjermani, është zhdukur që nga data 27 qershor në qytetin Zwickau të shtetit gjerman.

Bëhet fjalë për të miturën Arta Hajzeraj, e cila u zhduk në zonën “Lothar-Streit-Straße”. Policia gjermane dhe mediat lokale janë angazhuar në kërkimin e saj.

Sipas mediave gjermane, në momentin e zhdukjes Arta kishte veshur xhinse blu të çelët dhe një bluzë të zezë Adidas, ndërsa mbante një çantë shpine Nike.

Policia ka bërë thirrje për ndihmë nga qytetarët që të lajmërojnë nëse kanë ndonjë informacion ose e kanë parë të miturën.

Ndërkohë, raportohet se në të njëjtën zonë dhe rreth të njëjtës kohë është zhdukur edhe një bashkëmoshatare e Artës, me emrin Sahar N. Ekziston dyshimi që të dyja vajzat mund të kenë qenë bashkë kur janë zhdukur, por kjo ende nuk është konfirmuar.

Policia e Zwickau ka vendosur në dispozicion numrin për kontakt: 0375 428102, ndërsa familja e Artës mund të kontaktohet në numrin: 015754145810.