Izraeli konfirmon marrëveshjen me propozimin e armëpushimit të SHBA-së

Qeveria e Izraelit thotë se ka rënë dakord me propozimin e armëpushimit të Donald Trump. Zyra e Benjamin Netanyahut thotë se Izraeli do t’i përgjigjet “me forcë” çdo shkeljeje të armëpushimit me Iranin, shkruan Sky News. Deklarata shton se Izraeli ka arritur qëllimin e tij për të larguar kërcënimin bërthamor dhe balistik të Iranit dhe…

Bota

24/06/2025 08:53

Qeveria e Izraelit thotë se ka rënë dakord me propozimin e armëpushimit të Donald Trump.

Zyra e Benjamin Netanyahut thotë se Izraeli do t’i përgjigjet “me forcë” çdo shkeljeje të armëpushimit me Iranin, shkruan Sky News.

Deklarata shton se Izraeli ka arritur qëllimin e tij për të larguar kërcënimin bërthamor dhe balistik të Iranit dhe falënderon presidentin e SHBA-së, Donald Trump për “mbështetjen e tij në mbrojtje dhe pjesëmarrjen” në këtë drejtim.

Udhëheqësi izraelit do të japë një deklaratë më vonë sot.

Lajmi vjen pasi edhe televizioni shtetëror iranian tha se një armëpushim në luftën e tij me Izraelin ka filluar tani, pas një nate sulmesh me raketa.

Kujtojmë se herët të martën në mëngjes, presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi:

“Armëpushimi tani është në fuqi. Ju lutem mos e shkelni atë!”.

Mesazhi në Truth Social pasoi një seri postimesh të hënën, në të cilat presidenti deklaroi se një “armëpushim i plotë dhe total” ishte rënë dakord midis dy vendeve dhe do të fillonte afërsisht në orën 6 të mëngjesit sipas kohës në Kosovë.

Trump theksoi se mendon që armëpushimi është “i pakufizuar” dhe “do të zgjasë përgjithmonë” – duke shtuar: “Nuk besoj se ata do të qëllojnë përsëri kundër njëri-tjetrit”.