Parlamenti iranian voton për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit
Ngushtica e Hormuzit është një nga vendet më të ndjeshme gjeopolitike në botë, çdo ndërprerje në trafikun e saj mund të ketë një efekt të menjëhershëm dhe serioz në ekonominë globale. Parlamenti i Iranit thuhet se ka miratuar mbylljen e rrugës kryesore ujore përmes Ngushticës së Hormuzit. Mediat britanike raportojnë se vendimi përfundimtar për këtë…

Bota
Ngushtica e Hormuzit është një nga vendet më të ndjeshme gjeopolitike në botë, çdo ndërprerje në trafikun e saj mund të ketë një efekt të menjëhershëm dhe serioz në ekonominë globale.
Parlamenti i Iranit thuhet se ka miratuar mbylljen e rrugës kryesore ujore përmes Ngushticës së Hormuzit. Mediat britanike raportojnë se vendimi përfundimtar për këtë veprim do të merret nga Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare i Iranit. Ky veprim mund të godasë rëndë tregtinë globale pasi do të mbyllte kalimin e ngushtë midis Iranit dhe Omanit.
Vendimi nuk është ende përfundimtar. Është një rrugë përmes së cilës kalojnë rreth 20 për qind e nevojave botërore për naftë dhe gaz. Esmail Kosari, një ligjvënës dhe komandant i Gardës Revolucionare, tha se mbyllja e ngushticës ishte “në agjendë” dhe se do të “bëhej sa herë që të ishte e nevojshme”.
Operacionet Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) kanë njoftuar se aktualisht po e vlerësojnë kërcënimin për anijet tregtare amerikane në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, pranë Iranit, si të lartë.
Ngushtica e Hormuzit, një kalim i ngushtë detar në dalje të Gjirit Persik, është një pikë kyçe për tregtinë botërore të naftës. Ajo shtrihet brenda ujërave territoriale të Iranit dhe Omanit, dhe në pikën e saj më të ngushtë është vetëm 33 kilometra e gjerë. Është nëpërmjet saj që anijet dalin nga Gjiri Persik drejt Gjirit të Omanit dhe më tej drejt tregjeve botërore.
Analistët e Goldman Sachs paralajmërojnë se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit mund t’i shtyjë çmimet e naftës mbi 100 dollarë për fuçi./kp