Ramadani dyshon se ‘kolapsi energjetik’ është i stisur: Për të mbajtur nën kontroll popullin me panikë
Eksperti i sigurisë dhe ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, thotë se ‘ai beson se nuk ka kolaps energjetik’ por vetëm ‘është stisje për të përhapur panik në popull”. “Nuk ka mosprodhim të mjaftueshëm, besoj unë, është neglizhencë e qëllimshme e ndërtuar qe sa kohë”, shtoi tutje Ramdani. Ramadani tha se shteti ligjor duhet të veprojë.…

Lajme
Eksperti i sigurisë dhe ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, thotë se ‘ai beson se nuk ka kolaps energjetik’ por vetëm ‘është stisje për të përhapur panik në popull”.
“Nuk ka mosprodhim të mjaftueshëm, besoj unë, është neglizhencë e qëllimshme e ndërtuar qe sa kohë”, shtoi tutje Ramdani.
Ramadani tha se shteti ligjor duhet të veprojë.
Postimi i plotë i Ramadanit:
Kolapsi i stisur energjetik cenon direkt Sigurinë Kombëtare!
Nuk ka kolaps energjetik të vërtetë, besoj unë, është stisje për të përhapur panikë e mbajtur popullin nën trysni!
Nuk ka mosprodhim të mjaftueshëm, besoj unë, është neglizhencë e qëllimshme e ndërtuar qe sa kohë!
Një varg institucionesh të infrastrukturës kritike, përfshirë ato shëndetësore, mund të ndikohen direkt nga kolapsi energjetik i paralajmëruar.
Kështu populli ndihen nën panikë, kontrolluesit thellojnë veprimet, për qëllime që unë nuk mund të spekuloj!
Shteti Ligjor duhet të veprojë! Sa më shpejtë!
Kjo të jep përshtypjen e situatave të ngjashme që kanë bërë apo bëjnë regjime jodemokratike!