“Spekulime” “Të pavërteta” – KEK-u kapet me mediat për lajmin që e dha KESCO
KESCO sot me anë të një postimi tregoi se KEK-u është në kolaps dhe se e gjithë sasia e energjisë elektrike për konsumatorët në Kosovë do të duhet të mbulohet përmes importit nga nesër. KEK-u tash me reagimet e tyre e kanë hallin me mediat e jo me atë që e ka thënë KESCO, shkruan…

Lajme
KESCO sot me anë të një postimi tregoi se KEK-u është në kolaps dhe se e gjithë sasia e energjisë elektrike për konsumatorët në Kosovë do të duhet të mbulohet përmes importit nga nesër.
KEK-u tash me reagimet e tyre e kanë hallin me mediat e jo me atë që e ka thënë KESCO, shkruan lajmi.net
Pasi dolën e thanë se nuk kanë kolaps, por e pranuan që me të gjitha blloqet prodhuese, përveç njërit, është funksional.
Tash, KEK ka dal me një reagim tjetër. Duke publikuar fotografi, kinse nuk ka kolaps dhe se po prodhohet rrymë edhe pse KESCO tha se i gjithë sasia e energjisë duhet të importohet.
“Për të gjithë ata që duan saktësi, jo spekulime: Siç shihet në fotografi, njësia A3 është duke prodhuar 110 MW/h dhe njësia B1 aktualisht 263 MË/h. KEK NUK është në 0 MW/h – mos u bazoni në lajme të pavërteta.”, shkroi KEK, duke ia bashkangjitur dy fotografi.
Në reagimin e parë, KEK përveç që e pranoi se të gjitha blloqet prodhuese, përveç njërit, janë jashtë funksionit, po ashtu e pranoi se po ka defekte të paplanifikuara dhe se termocentralet janë të stërvjetëruara./lajmi.net/