Nesër kufizohet qarkullimi në autostradë për kamionët mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Sipas njoftimit, kufizimi do të zbatohet në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të parashikuara prej 32 gradë Celsius ose më…

Lajme

26/08/2026 17:54

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit, kufizimi do të zbatohet në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të parashikuara prej 32 gradë Celsius ose më shumë.

Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.

Nga kufizimi do të përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria ka kërkuar nga operatorët ekonomikë dhe ngasësit që ta respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar. /Lajmi.net/